Një gazetare ruse është dënuar për përçmim të ushtrisë dhe ka marrë gjashtë vjet dënim me burg.
Gjykata e shpalli fajtore Maria Ponomarenko për “përhapje të informacionit të rremë për veprimet e forcave të armatosura ruse” me postimet e saj në një aplikacion mesazhesh, raportoi AP.
Disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat në Ukrainë, parlamenti aprovoi ligjin që dënonte përhapjen e “informacionit të rremë” për fushatën e ushtrisë në Ukrainë.
Autoritetet në Rusi e kanë përdorur ligjin për të shtypur çdo kritikë për atë që Kremlini i referohet si “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Në dhjetor, politikani opozitar Ilya Yashin u dënua me tetë vjet e gjysmë burgim. Në fillim të këtij viti, Alexei Gorinov, anëtar i këshillit të Moskës, mori shtatë vjet burgim për kritikat e tij.
-
Dënohet me 8.5 vjet burgim gazetarja ruse që kundërshtoi luftën në Ukrainë
-
Gazetarja që protestoi kundër luftës mund të përballet me 10 vjet burgim në Rusi
-
Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës shpallet fajtore për diskreditim të ushtrisë
-
Katër gazetarë që u akuzuan se punonin për Navalnyn, dënohen për ekstremizëm
-
Gazetarja amerikano-ruse dënohet me mbi gjashtë vjet burgim në Rusi, në një gjykim sekret