Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës shpallet fajtore për diskreditim të ushtrisë

Marina Ovsyannikova - gazetarja ruse qe protestoi

Gazetarja ruse që Marina Ovsyannikova, që u bë e njohur për protestën e saj në TV kundër luftës në Ukrainë, është shpallu fajtore për diskreditim të ushtrisë ruse.

Ajo është paraqitur në gjykatë në Moskë të enjten.

Ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus u dënua për “diskreditim të ushtrisë ruse në një numër të postimeve në rrjete sociale kundër luftës”.

Ovsyannikova ishte redaktore në Channel One të Rusisë në fillim të luftës në Ukrainë. Por, më 14 mars ajo pengoi edicionin kryesor të lajmeve dhe mbajtu një pano në të cilën u bënte thirrje teleshikuesve që të “mos besojnë në propagandë”.

Ajo humbi punën dhe u gjobit me afro 30 mijë rubla ruse (afro 485 euro)

Seanca gjyqësore e të enjtes ishte e fokusuar në postimet e saj në rrjete sociale që shkroi më pas. Ajo kishte shkruar se ata që do të jenë përgjegjës për veprimet e Rusisë në Ukrainë do ta gjejnë veten në Tribunal Ndërkombëtar. Ajo u gjobit me 50 mijë rubla (afro 810 euro).

Edhe Gazetarja që protestoi kundër luftës mund të përballet me 10 vjet burgim në Rusi Botë Gazetarja që protestoi kundër luftës mund të përballet me 10 vjet burgim në Rusi

Në gjykatë, ajo e përshkroi luftën si “ankth, gjak dhe turp”.

“Qëllimi i kësaj seance është që të frikësohen gjithë personat në Rusi që kundërshtojnë luftën”, ka thënë Ovsyannikova.

Ajo ka përshkruar pushtimin e Ukrainës si krimin më të madh të Qeverisë së Rusisë.