Kanzas, 22 dhjetor – Kryeredaktori i gazetës Kanzas Star kërkoi falje në emër të gazetës ditore amerikane për mbulimin racist dhe diskriminues prej një dekade të ngjarjeve lidhur me pakicën zezake.
“Pasi që policia e vrau zezakun Xhorxh Fllojd në maj, që shkaktoi protesta në SHBA, e detyroi gazetën të luftojë kundër praktikës së vet shumë[vjeçare”, deklaroi kryeredaktori Majk Fanin për CNN, transmeton Koha.mk “Asnjëherë nuk shikuam me kujdes që të kuptojmë më mirë se si ‘Star’ e pasqyronte komunitetin zezak me vite”, tha ai.
Të dielën, Fanin publikoi një shkrim të gjatë në të cilin e përshkroi historinë e gazetës me ndikim nga Perëndimi qendror si “rrëfim për një biznes lokal të fuqishëm që bën gabime”. Kërkim falja nga publikimi, ku autori legjendar amerikan, Ernest Heminguej dikur ishte reporter, vjen në momentin kur SHBA-ja e revidon historinë e vet të skllavërimit, segregacionit dhe racizmit sistematik pas protestave masive në shumë shtete.
“Tashmë[ 140 vite jemi një ndër fuqitë më me ndikim në formësimin e Kaznas Sitit dhe rajonit”, shkroi ai. “Megjithatë, në pjesën më të madhe të historisë së vet të hershme – përmes mëkateve, siç janë mosveprimi apo moszbatimi – ajo dekurajonte, injoronte dhe përçmonte gjenerata të qytetarëve në Kanzasin e Zi.
Gazeta, publiku i së cikës kryesisht është i përbërë nga të bardhët, të dielën publikoi një seri hetimesh të cilat treguan se me vite e ka injoruar komunitetin zezak në rajon, përveç kur anëtarë të tij akuzoheshin për aktivitet kriminel.
Në një shembull, gazeta e përdori vdekjen e legjendës afro-amerikane të xhazit, Çarli Parker në vitin 1955 për të shkruar për djalin e një nga familjeve më të njohura lokale. Ndërsa, për yllin ka vetëm katër pasuse në faqet me nekrologe.
Në vitin 1977, Kanzas Star, gjithashtu, fokusohej në dëmet nga vërshimet e bizneseve në pronësi të të bardhëve, në vend se për 25 viktimat e katastrofës, përfshirë tetë afroamerikanë.
“Ky diskriminim çoi deri te mungesa e besimit në këtë komunitet dhe kjo është pikëlluese”, deklaroi Fanin për CNN. “Tani sigurisht nuk jemi të përkryer … kemi akoma shumë punë, por ky është vetëm fillimi”, tha ai.