Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fuqitë evropiane reagojnë ndaj Iranit

Fuqitë evropiane kanë nisur një mekanizëm zyrtar sa u përket shkeljeve që Irani ua ka bërë parimeve kryesore të marrëveshjes bërthamore të 2015-s.

Irani gradualisht ka hequr të gjithë kufijtë në prodhimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për të bërë karburantin e reaktorit, por edhe armë bërthamore, transmeton KTV.

Teherani ka thënë se ka të drejtë ta bëjë këtë në përgjigje të sanksioneve të rivendosura nga SHBA-ja, e cila e braktisi marrëveshjen në vitin 2018. Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar thanë se nuk e pranojnë arsyetimin e Iranit.

Sipas këtyre shteteve, reagimi zyrtar i së martës u bë për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore, me të cilën Irani është pajtuar të ulë ndjeshëm aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.