Irani ka bërë të ditur se ka dorëzuar “përgjigje me shkrim” ndaj asaj që është përshkruar si udhërrëfyes përfundimtar për ta rivendosur marrëveshjen e tij të prishur bërthamore me fuqitë botërore.
Nabila Massrali, zëdhënëse e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka njoftuar se BE-ja e ka marrë përgjigjen e Iranit.
BE-ja ka qenë ndërmjetësuese në bisedimet indirekte pasi Irani ka refuzuar të negociojë drejtpërdrejt me Amerikën që kur presidenti i atëhershëm, Donald Trump, e tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018.
Nga numërimi i fundit publik, Irani ka një rezervë prej rreth 3.800 kilogramësh uranium të pasuruar, raportoi AP. Sipas marrëveshjes, Teherani mund të pasurojë uranium në pastërtinë 3.67%, duke ruajtur një rezervë uraniumi prej 300 kilogramësh nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të kamerave të vëzhgimit dhe inspektorëve ndërkombëtarë.
Irani tani pasuron uraniumin deri në 60% pastërti - një nivel që nuk e ka arritur kurrë më parë dhe që është një hap i shkurtër teknik larg 90-përqindëshit.
Edhe
Irani thotë se është i gatshëm t'i mbrojë vendet ku ruan uraniumin e pasuruar
Ekspertët e ndalimit të përhapjes së armëve bërthamor paralajmërojnë se Irani tani ka mjaft uranium të pasuruar deri në 60% për ta ripërpunuar në karburant për të paktën një bombë bërthamore.
Ndërkohë, kamerat e vëzhgimit janë fikur dhe pamjet e tjera janë sekuestruar nga Irani. Teherani këmbëngul se programi i tij është paqësor.
-
Irani rrit rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të afërt me atë që nevojitet për armë bërthamore
-
Irani thotë se SHBA-ja duhet ta pranojë të drejtën e tij për pasurim të uraniumit
-
Irani thotë se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në
-
Udhëheqësi suprem i Iranit s’lejon dërgimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar