Roja Bregdetare e SHBA-së po kërkon 39 persona pasi një varkë raportohet se është fundosur ndërsa ishte duke shkuar në drejtim të Floridas nga Bahamet, raporton agjencia AP.
Një person ka njoftuar Rojat Bregdetare të martën, pasi shpëtoi një njeri që po mbahej në një varkë 72 kilometra në lindje të Fort Pierce. Burri tha se ishte me një grup që u largua nga ishulli Bimini në Bahame të shtunën mbrëma, por varka u fundos si pasojë e motit të keq. Ai ka thënë se asnjë person nuk kishte jelek shpëtimi.
Rojat Bregdetare janë duke e konsideruar këtë çështje si trafikim të njerëzve.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
-
Mbi 200 persona të zhdukur pasi një varkë u përmbys pranë kufirit Tajlandë-Malajzi
-
Mbi 60 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke pranë brigjeve të Jemenit
-
Të paktën 12 të vdekur nga fundosja e një anijeje në Kanalin Anglez
-
Shtatë emigrantë të vdekur pasi varka përplaset në shkëmbinj afër Turqisë