Flakët shkrumbuese kanë boshatisur destinacionet turistike buzë plazhit kudo nëpër rajon, ndërsa zjarret kanë detyruar në evakuim banorët nga fshatrat ishullore të Greqisë, ndërsa kanë shkatërruar pyjet dhe shtëpitë në Turqi teksa janë bërë sebep i operacioneve dramatike disaditore të shpëtimit në Itali
Derisa Evropa Jugore ballafaqohet me njërën prej valëve më të rënda të vapës ndër dekada, zjarret shkatërrimtare nëpër pyje kanë mbërthyer rajone të tjera, duke nxitur evakuime masive të detyrueshme dhe duke e gjunjëzuar industrinë e turizmit.
Flakët shkrumbuese kanë boshatisur destinacionet turistike buzë plazhit kudo nëpër rajon, ndërsa zjarret kanë detyruar në evakuim banorët nga fshatrat ishullore të Greqisë, ndërsa kanë shkatërruar pyjet dhe shtëpitë në Turqi teksa janë bërë sebep i operacioneve dramatike disaditore të shpëtimit në Itali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria greke ka shtuar të enjten numrin e ushtarëve të angazhuar në luftën kundër zjarreve teksa me dhjetëra vatra flakësh kanë vazhduar që të digjen kudo përreth vendit, të nxitura nga vala e pashembullt e temperaturave të larta që kanë kapluar rajonin.
Në Olimpin antik, vendlindjen e Lojërave Olimpike, autoritetet lokale dhe personeli i armatosur kanë hapur shtigje tokësore për ta shmangur depërtimin e zjarreve në lokacionin arkeologjik.
“Do të luftojmë gjithë ditën”, ka thënë Michalis Chrysochoidis, ministër i rendit publik, gjatë vizitës në lokacionin që është Trashëgimi Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Derisa shkencëtarët nuk kanë pasur ende kohë për ta vlerësuar lidhjen midis valës aktuale të temperaturave ekstreme dhe ngrohjes globale, ngjarjet e fundit konsiderohen si dëshmi të mjaftueshme për të konstatuar se ndryshimet klimatike kanë luajtur rol në motin ekstrem në Evropë.
Zjarri i madh që shpërtheu në veri të Athinës gjatë së martës është shuar pjesërisht të mërkurën, por zjarrfikësit po e vazhdojnë ende punën në këtë zonë.
Banorët në të paktën 12 fshatra ishullore janë detyruar që t’i braktisin shtëpitë, ndërsa athinasit janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive sherri i tymit të dendur të shkaktuar nga zjarret.
Përveç Greqisë, me zjarre po përballen tash e disa ditë edhe Turqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Ekspertët ndërkaq kanë paralajmëruar se ngrohja globale po i rrit frekuencën dhe intensitetin e zjarreve të tilla.
Në Turqi, ku zjarret po përhapen për të nëntën ditë radhazi, presidenti, Recep Tayyip Erdogan, i kritikuar lidhur me flakët, i ka kategorizuar zjarret të enjten si një kërcënim global i përmasave të njëjta me pandeminë e COVID-19.
Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë, të mërkurën e kaluar.
Ndërkaq Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize 30-ditore shkaku i zjarreve.