Të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri i furishëm që rrethoi një manastir dhe disa fshatra në ishullin grek Evia, në njërën prej mbi 100 vatrave që po shkrumbojnë Greqinë.
Zjarrfikësit po e vazhdojnë luftën kundër zjarrit pranë Athinës, kurse kryetari i Olimpisë ka adresuar thirrje për ndihmë, pasi që flakët po e rrezikojnë vendin e lindjes së Lojërave Olimpike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZjarret kanë shpërthyer në kohën kur Greqia është mbërthyer nga vala ekstreme e të nxehtit, që ka goditur vendet e Evropës Juglindore. Pos Greqisë, me zjarre po përballen edhe Turqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.
Ekspertët ndërkaq kanë paralajmëruar se ngrohja globale po e rrit frekuencën dhe intensitetin e zjarreve të tilla. Në Turqi, ku zjarret po përhapen për të nëntën ditë radhazi, presidenti Recep Tayyip Erdogan i ka kategorizuar flakët si kërcënim global i njëjtë me pandeminë e COVID-19.
Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë, të mërkurën e kaluar. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize 30-ditore shkaku i zjarreve.