Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja e Australia si kundërpërgjigje ndaj Aukusit

Franca ka tërhequr ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia, pas nënshkrimit të paktit të sigurisë mes këtyre dy shteteve dhe Britanisë së Madhe.

Franca e ka përshkruar këtë marrëveshje si “thikë pas shpine” nga aleatët e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pakti i sigurisë është bërë publik të mërkurën nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnsson dhe kryeministri australian Scott Morrison.

Pakti i njohur si "Aukus" mundëson që SHBA-ja dhe Britania t’i japin Australisë teknologjinë e ndërtimit të nëndetëseve me fuqi nukleare.

Marrëveshja e shpallur pak ditë më parë, shkatërroi një marrëveshje miliardë dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë, kohë më parë.