Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Berlini paralajmëron për humbje besimi ndaj SHBA-së sherri Aukusit

Flamuri i Gjermanise

Gjermania ka mbështetur Francën në qortimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për negocimin tinëz të paktit të ri të sigurisë me Australinë dhe Britaninë e Madhe në kurriz të marrëveshjes që Qeveria australiane kishte arritur më parë me Parisin.

Ndërkaq, shefja e krahut ekzekutiv të BE-së e ka cilësuar si të papranueshme këtë sjellje. Në një sinjal të qartë të zemërimit të bllokut evropian, ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë shtyrë përgatitjet për këshillin inaugurues të të tregtisë dhe teknologjisë më 29 shtator me Shtetet e Bashkuara.

Pakti konsiderohej si një hap i madh i avancimit të aleancës transatlantike. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë shtetet anëtare janë trajtuar në mënyrë të papranueshme, duke kërkuar shpjegime nga palët nënshkruese të paktit që njihet si Aukus.

Australia prishi marrëveshjen për 12 nëndetëset konvencionale franceze, duke arritur marrëveshje të re me SHBA-në dhe Britaninë për tetë nëndetëse me fuqi bërthamore.

Franca po shqyrton të gjitha mundësitë e reagimit pas tërheqjes së Australisë nga ujdi në vlerë prej 40 miliardë dollarëve.