Franca është tërhequr nga bisedimet e mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar, në veprimin që shihet si shenja e fundit e përshkallëzimit të përplasjes diplomatike shkaku i marrëveshjes së re të sigurisë ndërmjet SHBA-së, Britanisë dhe Australisë.
Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly, kishte takim të planifikuar gjatë javës në Londër me homologun Ben Wallace, e ku edhe do të mbante një fjalim në një aktivitet të Këshillit Franko-Britanik.
Por bashkëdrejtuesi i Këshillit, lordi Ricketts, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare dhe ambasador në Paris, ka thënë se takimi është “shtyrë për tjetër datë”. Mediat franceze kanë raportuar se takimi nuk është anuluar krejtësisht.
Ndërkohë ambasadori i Francës në Shtetet e Bashkuara ka konfirmuar takimin me presidentin Emmanuel Macron, pasi ai dhe ambasadori në Australi u ftuan në konsultime pas prishjes së papritur të marrëveshjes së vitit 2016, sipas së cilës Franca do t’ia ndërtonte Australisë 12 nëndetëse konvencionale.
Australia e zëvendësoi marrëveshjen më të re me SHBA-në dhe Britaninë, sipas së cilës do t’i ndërtohen tetë nëndetëse me fuqi bërthamore. Për këtë përplasje të aleatëve do të flasë gjatë javës edhe presidenti Macron.
-
Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja e Australia si kundërpërgjigje ndaj Aukusit
-
Australia do t'i paguajë 555 milionë euro firmës franceze për prishje të kontratës për një nëndetëse
-
Franca anulon bisedimet me Britaninë pas letrës së Johnsonit për migrantët
-
Macroni thotë se kryeministri australian gënjeu për marrëveshjen e nëndetëseve
-
SHBA-ja dhe Franca do të zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e ndasive