“Për një rrugëdalje nga kriza diplomatike midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth marrëveshjes masive të nëndetëses do të nevojiten kohë dhe veprim”, i ka thënë të enjten ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, homologut të tij amerikan, Antony Blinken.
Le Drian po i adresohej paktit të befasishëm të shpalosur javën e shkuar, kur Australia nënshkroi marrëveshje me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për sigurimin e teknologjisë së nëndetëseve bërthamore, në progresin që përbën heqje dorë nga ujdia miliardadollarëshe të 2016-s me Francën.
Kryediplomati francez është takuar me Blinkenin një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai francez, Emmanuel Macron, zhvilluan një bisedë telefonike dhe u pajtuan që t’i nisin konsultimet më të thella për rindërtimin e besimit mes dy aleatëve në NATO.
-
SHBA-ja dhe Franca do të zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e ndasive
-
Macroni niset drejt Washingtonit për vizitën e parë në administratën Biden
-
Bideni ia pranon Macronit: SHBA-ja u tregua e “ngathët” me AUKUS-in
-
SHBA-ja e merr me të mirë Francën
-
Macroni, thirrje Evropës pas marrëveshjes: “Hiq dorë nga naiviteti”