Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca përballet me thatësirën më të keqe në histori për shkak të temperaturave të larta

Franca të dielën është përgatitur për një valë të katërt të të nxehtit këtë verë, pasi thatësira e saj më e madhe në histori i ka lënë fshatrat e tharë pa ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa fermerët kanë paralajmëruar për mungesë qumështi në dimër, shkroi të dielën Reuters.

Zyra e kryeministres Elisabeth Borne, ka ngritur një ekip krizash për të trajtuar thatësirën ​​që ka detyruar shumë fshatra të mbështeten në furnizimin me ujë me kamion.

Temperaturat pritej të arrinin 37 gradë Celsius në jugperëndim të dielën përpara se ajri i nxehtë të përhapet në veri në fillim të javës.

Agjencia kombëtare e motit, Meteo France, ka thënë se kjo është thatësira më e keqe që nga viti 1958 dhe se thatësira pritet të përkeqësohej të paktën deri në mes të muajit.

Të korrat e misrit pritet të jenë 18.5 për qind më të ulëta këtë vit krahasuar me vitin 2021, ka thënë Ministria e Bujqësisë.

Kufizimet e ujit janë vendosur pothuajse në të gjithë Francën për të kursyer ujin, duke përfshirë në shumë vende ndalimin e tubave dhe ujitjes.