Franca i ka regjistruar 130 raste me variantin Omicron të koronavirusit. Qeveria atje është duke e monitoruar situatën për një mbyllje të mundshme.
Ky variant është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në Evropë, e më së shumti në Britaninë e Madhe. Kështu kanë bërë të ditur shkencëtarët anglezë në një studim të kryer, duke theksuar se Omicroni mund t'ia kalojë variantit Delta me përhapje, nga mesi i dhjetorit, në rast se shkon ky trend i shtimit të rasteve. Ndërkaq, të hënën është regjistruar edhe viktima e parë nga ky variant.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVariani Omicron së fundmi ka prekur edhe Kinën, ku dhe kishte nisur e tërë pandemia e koronavirusit.
Një dozë e tretë e vaksinës anti-COVID sipas shkencëtarëve do të ishte e duhura për parandalim të infektimit me këtë variant, derisa ende nuk janë bërë të ditura të gjitha specifikat e tij.