Botë

Regjistrohet vdekja e parë nga varianti Omicron

 

Është regjistruar vdekja e parë nga varianti Omicron i koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kryeministri Boris Johnson, derisa deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rastit. Ky variant ka pësuar përhapje të madhe në Britaninë e Madhe, derisa kryeministri Johnson ende nuk ka vendosur masa kufizuese gjatë festave të fundvitit.