Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vendet në Evropë raportojnë shifra të larta të të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Itali kanë regjistruar numër rekord të rasteve me COVID-19, ndërsa varianti Omicron po vazhdon të përhapet lehtësisht.

Të shtunën, Franca ka raportuar 104.611 raste të reja me COVID-19, duke shënuar rekordin më të lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Agjencia franceze e Shëndetit Publik tha se në total, numri i infektimeve ka kaluar shifrën 9 milionë. Në spitalet në të gjitha qytetet e Francës ndodhën më shumë se 16 mijë pacientë të hospitalizuar dhe më shumë se tre mijë prej tyre janë në kujdesin intensiv.

Ndërsa në Itali, autoritetet shëndetësore raportuan 54.762 infeksione të reja të shtunën, duke vendosur rekord për të tretën ditë radhazi. Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar mbi 5.62 milionë raste me COVID-19.

Edhe në Gjermani situata është e zymtë, sipas Institutit Robert Koch, që është përgjegjës për sëmundjet infektive.

Autoritetet ngrenë alarmin se me rritjen e infektimeve dhe shtrimeve në spitale, stafi mjekësor po mbingarkohet me punë, ndërsa shumë prej tyre janë të infektuar.

Edhe Rastet me COVID trefishohen në Evropë, hospitalizimet dyfishohen Botë Rastet me COVID trefishohen në Evropë, hospitalizimet dyfishohen

Në Londër, ku është regjistruar dhe numri më i lartë i infeksioneve, shumë qytetarë ditën e krishtlindjeve e kaluan në radhë për të marrë vaksinën.

Sipas një raporti, infeksionet me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar janë në kulmin e tyre, duke çuar mesataren ditore të raportuar në 100 mijë infeksione të reja çdo ditë.

Të dhënat fillestare të dy studimeve në Britani tregojnë se infektimi me variantin Omicron të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin Delta. Por gjetjet gjithashtu tregojnë se Omicron është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë Delta./VOA/