Presidenti i rizgjedhur i Francës, Emmanuel Macron është zotuar ta rritë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të shtunën.
Macroni ka përsëritur "shqetësimin e tij të fortë" për pushtimin rus të Ukrainës dhe "situatën e padurueshme" në qytetin jugor të Mariupolit, gjatë telefonatës, raporton Sky News.
Perëndimi ka vendosur sanksione të forta ndaj Moskës lidhur me luftën e cila filloi më 24 shkurt dhe të shtunën hyri në ditën e 66-të.
Ndihma ushtarake Ukrainës i është ofruar gjithashtu nga SHBA-ja, NATO dhe aleatët e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron: 26 shtete të gatshme për dërgimin e trupave në Ukrainë
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”
-
Macron: Evropa s’do ta braktisë kurrë Ukrainën
-
Macron bisedon me Trumpin: Duhet të punojmë pa u ndalur për armëpushim në Ukrainë