Botë

Fqinjët kritikojnë lëvizjen e Gjermanisë për t’i zgjeruar kontrollet kufitare

kontrolle kufitare Gjermani

Foto: Getty Images

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, e ka quajtur të “papranueshëm” vendimin e Gjermanisë për t’i zgjeruar kontrollet e përkohshme në të gjitha pikat kufitare tokësore për ta luftuar migracionin e parregullt, raporton “BBC”. 

Ai është një prej disa figurave të larta të shteteve fqinje të Gjermanisë që e kanë kritikuar këtë lëvizje. 
Nga java e ardhshme do të shtohen kontrollet kufitare tokësore me Francën, Belgjikën, Holandën, Luksemburgun e Danimarkën. 

Kreu i një aleance holandeze-gjermane të komuniteteve kufitare tha se ishte “një reagim paniku”, ndërsa Ministria e  Brendshme e Austrisë theksoi se nuk do të pranojë askënd që largohet nga Gjermania. 
Por, opozita konservatore gjermane tha se Berlini s’ka shkuar aq larg sa duhet. 

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, kishte shpjeguar se kontrollet e zgjeruara kufitare janë për të mbrojtur “kundër rreziqeve nga terrorizmi islamik dhe krimet serioze”. 

Sipas planit, që i është dorëzuar 16 shteteve gjermane, policia do të kontrollojë nëse ndonjë azilkërkues ka kërkuar mbrojtje në ndonjë shtet tjetër të BE-së. Në rast se po do të merren menjëherë procedurat për dëbim.