Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Foshnja “e shumëkërkuar” siriane zhvendoset në një lokacion të sigurtë

Foshnja siriane jetime, e cila lindi nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte si pasojë e tërmetit në Turqi, është zhvendosur në një “vend të sigurtë”, kanë bërë të ditur autoritetet.

Drejtoria e Shëndetësisë në Siri mori masën paraprake për të mbrojtur vajzën, Aya, nga rrëmbimi i mundshëm dhe mashtrimi i birësimit, tha një burim për BBC-në të mërkurën.

Të hënën, pati një incident të dhunshëm në spitalin ku ajo po trajtohej. Një infermier i shoqëruar nga dy burra të armatosur, dyshohet se ka rrahur menaxherin e spitalit ku po mbahej foshnja.

Kreu i drejtorisë së shëndetësisë, Dr Ahmad Hajj Hassan, mohoi pretendimet në mediat sociale se ishte një përpjekje e dështuar për të rrëmbyer Ayan.

"Akuzat për rrëmbim ishin një keqkuptim. Kjo ishte një çështje tërësisht e brendshme e lidhur me spitalin dhe nuk kishte asnjë lidhje me foshnjën”, ka thënë ai për BBC-në.

Mijëra njerëz ofruan adoptimin e foshnjës javën e kaluar, pasi historia e saj u raportua gjerësisht nga mediat vendase dhe ndërkombëtare.

Edhe Sulmohet spitali ku po mbahet foshnja Aya që lindi nën rrënoja nga tërmeti Botë Sulmohet spitali ku po mbahet foshnja Aya që lindi nën rrënoja nga tërmeti

Gjithsesi, drejtoria e shëndetësisë është e vendosur që të ketë prioritet mirëqenien e saj dhe të veprojë me kujdes me procesin e birësimit, sipas burimit.

Nëna e Aya-s e lindi foshnjën e saj menjëherë pasi shtëpia e tyre familjare në qytetin e Jidayris u shkatërrua nga tërmeti 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore më 6 shkurt.