Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E sapolindura që u shpëtua nga rrënojat në Siri, adoptohet nga të afërmit e saj

Një bebe e cila ka lindur nën rrënojat pas tërmetit që përfshiu edhe Sirinë dhe e cila ka mbetur e vetmja anëtare e familjes pas rrëzimit të ndërtesës, është adoptuar nga familja e tezës së saj.

Mijëra njerëz janë ofruar për të adoptuar të sapolindurën, e cila ishte ende e lidhur me nënën e saj përmes kordonit të kërthizës kur është shpëtuar.

Ajo është nxjerrë nga spitali pas një testi të DNA-së të bërë nga tezja e saj, shkruan BBC.

Mjekët kanë thënë se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo është një nga fëmijët e mijë tash e tutje”, ka thënë babai i cili e ka adoptuar. “Unë nuk do të sillem ndryshe me të prej fëmijëve të mijë”.

Edhe Jetimët e tërmetit në Siri Botë Jetimët e tërmetit në Siri

Ajo tashmë është emëruar sipas emrit të nënës së saj, Afraa. Sapo kishte lindur ajo është shpëtuar dhe nga zyrtarët i është vënë emri Aya, e cila në gjuhen arabe nënkupton mrekulli.

Video e shpëtimit të saj është bërë virale në rrjetet sociale

Pamjet dramatike tregojnë se si një burrë e mbanë në duar. Ajo ka qenë mbi 10 orë e ngujuar nën rrënoja dhe ishte dërguar në spital në gjendje të keqe.

Ndërtesa ku ajo dhe familja e saj jetonin është një nga 50 ndërtesat të cilat u shkatërruan si pasojë e një tërmeti në Turqi me magnitudë 7.8 shkallësh.

Ai shtoi se disa ditë pasi lindi Afraa, gruaja e tij lindi një vajzë, Attaa.

Image

Ndërsa ishte në spital në qytetin e afërt të Afrinit, gruaja e drejtorit ka qenë duke ushqyer me gji Afraan.

Zyrtarët gjyqësorë në Afrin kishin marrë përsipër rastin e Afraas pasi vajza tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe disa njerëz erdhën në spital duke pretenduar se kishin lidhje me të edhe pse kishin emra të ndryshëm nga Afraa dhe nëna e saj.

Për ditë të tëra, al-Sawadi ishte i shqetësuar se dikush mund ta rrëmbente atë dhe ai e vizitonte shpesh në spital.

Edhe Foshnja “e shumëkërkuar” siriane zhvendoset në një lokacion të sigurtë Botë Foshnja “e shumëkërkuar” siriane zhvendoset në një lokacion të sigurtë

Një zyrtar i spitalit tha se Afraa iu dorëzua familjes së tezes disa ditë pasi u krye një test i ADN-së për t'u siguruar që vajza dhe tezja e saj ishin të lidhur biologjikisht.

“Kjo vajzë do të thotë shumë për ne, sepse nuk ka mbetur askush nga familja e saj përveç kësaj foshnje”, tha Sawadi për agjencinë e lajmeve Reuters. “Ajo do të jetë një kujtim për mua, për tezen e saj dhe për të gjithë të afërmit tanë në fshatin e nënës dhe babait të saj”.