Guta Lindore, 17 nëntor - Pesëmbëdhjetë civilë, prej të cilëve katër fëmijë, kanë humbur jetën në 24 orët e kaluara si pasojë i sulmeve në rajonin e Gutës Lindore të rrethuar nga regjimi i Beshar Asadit në Siri.
I rrethuar ushtarakisht prej pesë vitesh nga regjimi sirian, rajoni i Gutës Lindore ishte shpallur si "zonë e deeskalimit" në kuadër të bisedimeve në Astana. Rusia më parë ka njoftuar se më 22 korrik ka hyrë në fuqi armëpushimi në rajonin e Gutës Lindore, ndonëse regjimi i vazhdon sulmet.
Sipas të dhënave që siguruara nga gazetari i AA-së në Gutën Lindore, 15 civilë, prej të cilëve katër fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore, sulmeve me artileri dhe atyre me bomba thërrmuese në 24 orët e fundit.
Po ashtu, dhjetra civilë janë plagosur në sulmet e ndërmarra në qytezat Duma, Arbin, Sakba dhe Hamurije.
Nga ana tejtër, regjimi ka sulmuar me bombë me përmbajtje klori linjat e frontit të opozitarëve ushtarakë në Haresta mbrëmë dhe sot në orët e drekës.
Si kundërpërgjigje, grupet opozitare Ahrar al-Sham dhe Fejlek er-Rrahman kanë sulmuar disa pika ushtarake të forcave të regjimit në qytezën Haresta në rajon
-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
-
Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë
-
Gjashtë persona vriten në sulmin izraelit në Liban, ndërsa SHBA-ja insiston se po funksionon armëpushimi
-
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
-
Të paktën 13 persona vriten nga sulmet izraelite në Liban