Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që bota mund të humbë 4 trilionë dollarë në prodhim ekonomik deri në vitin 2026.
Sipas FMN-së kjo është e barabartë me madhësinë e ekonomisë gjermane, dhe do të ishte një pengesë masive për ekonominë botërore.
"Ne vlerësojmë se vendet që përbëjnë rreth një të tretën e ekonomisë botërore do të përjetojnë të paktën dy tremujorë radhazi tkurrje këtë ose vitin e ardhshëm”, ka thënë drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva gjatë një fjalimi në Universitetin Georgetown në Washington, raportoi CNN-i të premten.
Pasi rritja globale arriti një normë vjetore prej 6.1% në tetor të vitit 2021 në mes të një rikuperimi të fortë nga pandemia, vlerësimet që atëherë janë ulur rregullisht nga FMN-ja.
Institucioni financiar global tani parashikon rritje në 3.2% këtë vit dhe 2.9% vitin e ardhshëm.
Edhe
FMN-ja ul parashikimin për rritjen globale, paralajmëron një recesion
Ato do të ulen përsëri kur FMN-ja të publikojë raportin e saj të fundit të Perspektivës Ekonomike Botërore javën e ardhshme, bëri të ditur Georgieva.
Të gjitha ekonomitë më të mëdha në botë po ngadalësohen, tha ajo, duke vënë në dukje krizën energjetike në Evropë mes luftës së Rusisë në Ukrainë, kolapsit të pasurive të paluajtshme të Kinës dhe inflacionit historikisht të lartë në Shtetet e Bashkuara.