Finlanda ka vendosur të kufizojë numrin e vizave të lëshuara për rusët nga 1 shtatori, ka njoftuar të martën Ministria e Jashtme finlandeze, shkroi Reuters.
Kalimet kufitare tokësore finlandeze kanë mbetur ndër pikat e pakta të hyrjes në Evropë për rusët pasi një sërë vendesh perëndimore mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria finlandeze ra dakord të martën të zvogëlojë numrin e tyre, pasi turistët rusë filluan të përdorin aeroportin Helsinki-Vantaa të Finlandës si portë për në destinacionet evropiane.
"Kjo ndoshta nuk është shumë e përshtatshme nëse, për shembull, mendojmë për kufizimet e hapësirës ajrore të vendosura për Rusinë”, tha ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto, në një konferencë pas bisedimeve të qeverisë.
Sipas ministrisë, Finlanda do të shkurtojë takimet ditore të aplikimit për viza në Rusi nga 1,000 në 500 në ditë, me vetëm 100 të caktuara për turistët.
Haavisto shtoi se Finlanda dhe shtetet baltike do të propozojnë gjithashtu që Bashkimi Evropian të ndërpresë marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Rusinë që e bën më të lehtë për rusët të udhëtojnë drejt dhe brenda Bashkimit Evropian.