Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, ka deklaruar se nevojitet një pauzë në diskutimet mes Finlandës e Suedisë me Turqinë, lidhur me aplikimin e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.
Deklarata e tij vjen pak pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e shtetit të tij për të hyrë në aleancën veriatlantike, pas protestave afër ambasadës së Turqisë në Stokholm fundjavën e shkuar, protestë në të cilën ndodhi edhe djegia e një kopje të Kuranit.
"Nevojitet një pushim përpara se të kthehemi në bisedimet trepalëshe dhe të shohim se ku jemi kur pluhuri të jetë ulur pas situatës aktuale, kështu që nuk duhet të nxirren ende përfundime”, është shprehur Haavisto për Reuters.
"Unë mendoj se do të ketë një pushim për disa javë”, ka shtuar ai.
Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për të hyrë në NATO vitin e kaluar, pas luftës së Rusisë në Ukrainë.
-
Parlamenti turk nis debatin për miratimin e aplikimit të Suedisë për NATO
-
Erdogani jep shenja se Turqia do ta shtyjë përpara anëtarësimin e Finlandës në NATO
-
Erdogan: Kemi qëndrim pozitiv për anëtarësimin e Finlandës në NATO, por jo edhe për Suedinë
-
Erdogan: Mund të pajtohemi që Finlanda të bëhet pjesë e NATO-s, por jo edhe Suedia
-
Erdogan: Suedia të mos e presë mbështetjen tonë për NATO-n