Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fëmijët rusë që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, në shënjestër nga shteti

Prillin e kaluar, 12-vjeçares Masha Moskalyova iu kërkua të vizatonte një pikturë për klasën e artit që tregonte mbështetjen për "operacionin special" të Rusisë në Ukrainë. Në vend të kësaj, ajo vizatoi një nënë dhe një fëmijë që qëndronin në rrugën e raketave me mbishkrimet "jo luftë" dhe "lavdi Ukrainës". Të nesërmen, babai i saj, Alexey Moskalyev, i cili po e rriste vajzën i vetëm në qytetin e Yefremovit, në rajonin e Tulës, rreth 200 kilometra në jug të Moskës, u thirr në shkollën e saj. Të dy baba dhe vajza u morën me veturat e policisë.

Alexey u mor në pyetje nga oficerët lokalë, të cilët gjetën komente nënçmuese që ai kishte bërë në internet për ushtrinë ruse, duke i krahasuar me përdhunuesit. Në gjykatë, Alexey u gjobit me 420 dollarë për diskreditimin e forcave të armatosura, raportoi "Al Jazeera", të mërkurën.

Të nesërmen, agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) bënë një vizitë në shkollën e Mashës, akuzuan babanë e saj si prind i dobët dhe thanë se Masha duhet të largohej nga shkolla.

Alexey u arrestua dhe Masha u mor nën kujdes. Më 30 dhjetor të vitit 2022, pesë vetura policie dhe një zjarrfikës kishin parkuar jashtë shtëpisë së tyre. Ai i tha grupit rus të të drejtave të njeriut OVD-Info se nuk donte t'i lejonte ata të hynin pa një urdhër, por ai hapi derën kur ata filluan ta rrëzonin.

Policia dhe FSB-ja plaçkitën apartamentin, duke supozuar se i morën kursimet e jetës së familjes, telefonat celularë, laptopët dhe vizatimin e Mashës kundër luftës.

Edhe Bjellorusia ekstradon babanë e vajzës ruse që vizatoi në shkollë kundër luftës Botë Bjellorusia ekstradon babanë e vajzës ruse që vizatoi në shkollë kundër luftës

Alexey pretendoi se koka e tij ishte përplasur me një mur dhe se ai ishte mbyllur në një dhomë ku i është lëshuar himni kombëtar. Më pas ai u akuzua sërish për diskreditim të ushtrisë, e që tani përballet me tre vjet burg.

Javën e kaluar, Alexey u mbajt për dy ditë në një qendër paraburgimi, ndërsa Masha, tani 13 vjeç, është dërguar në një strehë për fëmijë.

Sipas avokatit të tij Vladimir Biliyenko, Alexey është liruar dhe është në arrest shtëpiak.

"Alexey është në arrest shtëpiak, atij i lejohet kontakti vetëm me mua dhe hetuesit", ka thënë Biliyenko për Al Jazeeran. “Masha është në një strehimore. Ne po punojmë që ajo të kthehet dhe të hiqet arresti shtëpiak. Kemi paraqitur një ankesë te prokurori i përgjithshëm dhe Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Federatën Ruse. Nëse babai dënohet me burg, vajza do të dërgohet në shtëpinë e fëmijëve. Akuza mbart një maksimum prej tre vjetësh, kështu që nuk është aq e rëndë, dhe një dënim aktual me burgim është relativisht i rrallë. Por ky është një rast politik, kështu që mund të shkojë në çdo mënyrë”, është shprehur ai.

Në tetor të vitit të kaluar, një nxënëse 10-vjeçare nga Moska u arrestua kur prindërit e shokëve të saj u ankuan se fotografia e saj e profilit në një bisedë në grup ishte "Saint Javelin", një meme që është bërë një simbol i rezistencës ukrainase gjatë kohës së luftës.

Edhe Dënimet “artistike” ruse Botë Dënimet “artistike” ruse

Më pas, vajza dhe nëna e saj u morën në pyetje dhe u kontrollua shtëpia e tyre, por në fund nuk u ngrit asnjë akuzë.

Në një rast tjetër në Siberinë lindore, djali 16-vjeçar i protestueses kundër luftës Natalia Filonova u dërgua në një jetimore 300 km larg nga shtëpia, ndërsa ajo u arrestua për pjesëmarrje në një tubim dhe dyshohet se kishte sulmuar dy oficerë policie.