Bjellorusia ka ekstraduar një rus, i cili është ndarë nga vajza e tij dhe u dënua me dy vjet burgim pasi ajo bëri një vizatim kundër luftës, teksa ishte në shkollë, raportoi të mërkurën “The Guardian”.
Alexei Moskalyov, 54-vjeçari nga qyteti Yefremov u arratis nga arresti shtëpiak muajin e kaluar, disa orë para se një gjykatë t’i jepte dënimin me dy vjet për “diskreditim” të ushtrisë ruse.
Ai është arrestuar dy ditë më vonë në Bjellorusi, si rezultat i ndezjes së celularit dhe dënies së vendndodhjes së tij.
“Alexei Moskalyov u ekstradua nga Bjellorusia në Rusi”, tha grupi i të drejtave OVD-Info, duke cituar avokatin e tij në Bjellorusi.
Moskalyov tha se familja e tij fillimisht u përball me presionin nga policia prillin e kaluar kur vajza e tij 13-vjeçare, Maria Moskalyova, refuzoi të merrte pjesë në një klasë patriotike në shkollën e saj dhe bëri disa vizatime që tregonin raketa që hidheshin mbi një familje që qëndronte nën një flamur ukrainas dhe një tjetër vizatim ku thuhej "Lavdi Ukrainës".
Zyrtarët e shkollës në atë kohë thirrën policinë, e cila mori në pyetje vajzën dhe e kërcënoi të atin. Policia më pas filloi të shqyrtonte aktivitetin e Moskalyovit në rrjetet sociale dhe babai u akuzua për diskreditimin e forcave të armatosura për postet e tij në të cilat ai e quajti regjimin rus "terrorist" dhe e përshkroi ushtrinë ruse si "përdhunuese".
Edhe
Dënimet “artistike” ruse
Vajza e Moskalyovit u vendos në një strehë për fëmijë menjëherë pas arrestimit të tij. Javën e kaluar, komisionerja për të drejtat e fëmijëve në Kremlin, Maria Lvova-Belova, tha se vajzën e Moskalyovit e ka marrë nëna e saj nga jetimorja.
Moskalyov, i cili ka të ngjarë të kalojë dy vitet e ardhshme në një burg rus, është gjithashtu në rrezik të humbjes së të drejtave prindërore në një gjyq të veçantë.
-
Fëmijët rusë që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, në shënjestër nga shteti
-
Bjellorusia akuzohet për dërgimin e fëmijëve ukrainas për stërvitje me ushtrinë
-
Adoleshentët ukrainas po kryejnë akte tradhtie. Si duhet të gjykohen ata?
-
BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas