Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

FDA-ja autorizon përdorimin e Pfizerit për fëmijët e moshave 5-11 vjeç

Administrata e Ushqimit dhe Barërave (FDA) i ka hapur rrugën të premten vaksinës Pfizer për përdorim edhe tek fëmijët e moshave 5-11 vjeç, kundër COVID-19.

FDA-ja megjithatë ka sqaruar se doza e vaksinës për këto mosha duhet të jetë vetëm sa një e treta e sasisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit, për përdorim urgjent.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kësisoj, deri në 28 milionë fëmijë të tjerë amerikanë mund të vaksinohen që në fillim të javës së ardhshme.

Të martën e ardhshme, këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të bëjnë rekomandime më të detajuara se cilët të rinjtë duhet të vaksinohen, me një vendim përfundimtar nga drejtori i Agjencisë që pritet menjëherë më pas.

“Vaksinimi i fëmijëve më të vegjël kundër COVID-19 do të na sjellë më pranë rikthimit në një ndjenjë normaliteti”, ka thënë përmes një deklarate, doktoresha Janet Woodcock, ushtruesja e detyrës së komisionerit të FDA në një deklaratë.

"Vlerësimi ynë gjithëpërfshirës dhe rigoroz i të dhënave që kanë të bëjnë me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës duhet të ndihmojë të sigurojmë prindërit dhe kujdestarët se kjo vaksinë përmbush standardet tona të larta”, ka shtuar ajo.

Një numër i vogël i shteteve kanë nisur përdorimin e vaksinave të tjera kundër COVID-19 për fëmijët nën moshën 12-vjeçare, përfshirë këtu Kinën, e cila sapo ka nisur edhe vaksinimin e fëmijëve nga mosha 3-vjeçare.