Dozat e vaksinës së Pfizerit për COVID-19 duken të sigurta dhe gati 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç, sipas detajeve të studimit të publikuara të premten, ndërsa SHBA konsideron hapjen e vaksinimit për atë grupmoshë.
Vaksinimi mund të filloj në fillim të nëntorit nëse rregullatorët japin miratimin.
Detajet e studimit të Pfizer u postuan në internet. Administrata e Ushqimit dhe Barnave pritej të postonte rishikimin e saj të pavarur të të dhënave të sigurisë dhe efektivitetit të kompanisë më vonë gjatë ditës, raporton AP.
Këshilltarët e FDA do të diskutojnë publikisht provat javën e ardhshme. Nëse agjencia përfundimisht autorizon injeksionet, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të merr vendimin përfundimtar se kush duhet t’i marrë ato.
Përveç kësaj, fëmijët e vegjël që morën vaksinat me dozë të ulët zhvilluan nivele të antitrupave që luftojnë koronavirusin po aq fortë sa adoleshentët dhe të rriturit që bënin vaksinat e rregullta.
-
FDA-ja autorizon përdorimin e Pfizerit për fëmijët e moshave 5-11 vjeç
-
Vaksina “Pfizer” me efekt të lartë te fëmijët e vegjël
-
Vaksina e Pfizerit për fëmijët nga 5-vjeç mund të jetë në dispozicion në nëntor
-
“Pfizer” njofton se vaksina po funksionon te fëmijët 5 deri në 11 vjeç
-
Pfizer thotë se vaksina e tyre është 100% e sigurt te moshat 12 deri 15-vjeçare