Kompania farmaceutike “Pfizer” ka bërë të ditur se dozat e vaksinës së saj kundër koronavirusit janë treguar efektive në parandalimin e infektimit të fëmijëve të moshës së shkollës fillore.
Detajet e studimit janë publikuar të premten kur rregullatorët amerikanë janë shprehur të hapur për vaksinimin e fëmijëve mes moshave 5 dhe 11-vjeçare.
Vaksinimi i fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të nis qysh gjatë muajit nëntor po qe se rregullatorët e miratojnë kërkesën për përdorim të kësaj kure.
Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe pritet që ta miratojë këtë vaksinën në doza më të vogla për fëmijët ndërsa do ta bëjë gjithashtu edhe rekomandimin përfundimtar se cilët fëmijë duhet të vaksinohen.
Deri më tani në SHBA, me dozë të plotë të vaksinës “Pfizerit” imunizohen të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare.
-
Pfizeri thotë se vaksina anti-COVID është mbi 90% efektive në fëmijët 5-9 vjeç
-
“Pfizer” thotë se tri vaksina anti-COVID mbrojnë fëmijët nën 5 vjeç
-
“Pfizeri” kërkon dozat përforcuese te fëmijët nën moshën 12-vjeçare
-
“Pfizeri” mbron fëmijët edhe nga Omicroni
-
Pfizer aplikon në SHBA për autorizim të vaksinës për fëmijët nën 5 vjeç