Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka publikuar fotot e një “personi me interes” lidhur me vrasjen e aktivistit politik konservator Charlie Kirk, raporton "BBC".
Kirk, bashkëthemelues i “Turning Point USA”, është qëlluar për vdekje gjatë një aktiviteti në Universitetin Utah Valley të mërkurën.
FBI-ja ka kërkuar nga publiku ndihmë për identifikimin e “personit me interes”.
Të mërkurën ishin arrestuar të dyshuar lidhur me vrasjen, por më pas u liruan.
FBI-ja në një postim tjetër në rrjete sociale ka thënë se ofron shpërblim deri 100 mijë dollarë për informatën që ndihmon në identifikimin dhe arrestimin e përgjegjësit apo përgjegjësve për vrasjen e Charlie Kirk.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon kërkimi për të dyshuarin për vrasjen e Charlie Kirk
-
Vdiq aktivisti konservator, Charlie Kirk pasi u qëllua në një tubim në SHBA
-
Kërcënohet me jetë e veja e Charlie Kirk, Erika Kirk
-
Prokurorët: Robinson ia pranoi partnerit vrasjen e Kirkut
-
Dënimi me vdekje do të kërkohet ndaj të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk