Familjarët e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në Gaza kanë protestuar të shtunën jashtë shtëpisë së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke shprehur frustrim për dështimin e qeverisë së tij që të bëjë zgjidhje për lirimin e mbi 100 pengjeve.
Grupi kanë thënë se janë lutur për 105 ditë dhe tani kërkojnë që qeveria të marrë hapa konkretë për lirimin e pengjeve, raportoi AP.
Protesta dhe deklarata e ish-shefit të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, se armëpushimi është e vetmja mënyrë për lirimin e pengjeve, janë shenja të mosmarrëveshjeve në rritje në Izrael për drejtimin e luftës.
Netanyahu ka thënë se do të vazhdojë përpara deri në “fitoren e plotë” kundër Hamasit.
Izraeli nisi luftën e tij kundër Hamasit pasi grupi militant nisi sulmin më 7 tetor ku vrau rreth 1200 njerëz, shumica civilë në Izrael.
-
Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
-
Familjarët e pengjeve bllokojnë rrugët kryesore të Izraelit