Facebooku hoqi të enjten një grup me rritje të shpejtë në të cilin mbështetësit e Presidentit të SHBA Donald Trump postuan retorikë të dhunshme, pasi ajo dhe kompani të tjera trajtuan pretendime të pabaza dhe dhunë të mundshme pas zgjedhjeve të diskutueshme.
Grupi “Stop vjedhjeve” i cili thërriste për “çizme në tokë për të mbrojtur integritetin e votës”, ishte duke shtuar 1.000 anëtarë çdo 10 sekonda dhe ishte rritur për 365.000 anëtarë në ditë.
“Grupi ishte organizuar për deligjitimimit të procesit zgjedhor dhe ne kemi parë thirrje shqetësuese për dhunë nga disa anëtarë”, ka thënë një zëdhënës i Facebookut.
Anëtarët e grupit kanë thënë se ata po organizonin protestë paqësore, duke shtuar se po i kontrollonin në vazhdimësi komentet në grup. Chris Barron, zëdhënës i grupit, tha se grupi kundërshtar gjithashtu po organizonte protestë, porse ata nuk janë ndaluar.
“Nëse Facebooku dëshiron të bëhet arbitër i së vërtetës, atëherë atyre iu duhet shumë punë për të bërë”, ka thënë Barron.
Për muaj me radhë, Trump dhe aleatët republikanë kanë hedhur bazat për të hedhur dyshime mbi integritetin e votës në rast se presidenti humb zgjedhjet.
-
Facebooku mbron politikën për thirrjet për dhunë pas çështjes penale që hapi Rusia
-
Facebooku bënte seri kur Trumpi ia vuri flakën Amerikës
-
Vijon publikimi i dokumenteve që paraqesin “lëkundjet” e Facebookut
-
Trazira e madhe në Facebook
-
Facebooku po përballej me kryengritjen e vet krahas trazirave në Capitol