Dokumentet e publikuara në Facebook ofrojnë pamje të parë se postimet e Trumpit në rrjetet sociale iniciuan më shumë pakënaqësi sesa që ekzistonte në shtetin e ndarë thellë nga gjuha e urrejtjes dhe dhuna nëpër rrjetet sociale
Raportimet për dhunë dhe për gjuhën e urrejtjes në postimet e Facebookut vazhduan të rriteshin në natën e 28 majit të vitit të kaluar, pak pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi në rrjetet sociale se banditët në Minneapolis do të qëlloheshin.
Kishin kaluar vetëm tri ditë që kur oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, shkeli në qafën e George Floydit për me shumë se tetë minuta derisa 46-vjeçari humbi ndjenjat, duke mos shfaqur shenja jete. Një videoincizim nga një kalimtar rasti u shikua miliona herë, duke u bërë viral. Protestat që u mbajtën në qytetin më të madh të Minnesotas së shpejti do të përhapeshin në shumë qytete të Amerikës.
Por nuk mund të thuhet se raportimet për dhunën dhe gjuhën e urrejtjes u rritën shpejt në Facebook pas postimit të Trumpit për vdekjen e Floydit, thuhej në një analizë të brendshme të Facebookut për postimet e ish-presidentit.
“Këta banditë janë duke e çnderuar kujtimin për George Floydin dhe unë s’do të lejoj që kjo të ndodhë”, kishte shkruar Trumpi në mëngjesin e 28 majit në llogaritë e tij në Twitter dhe Facebook. “Çdo lloj vështirësie ne do ta kemi nën kontroll, mirëpo kur të fillojë grabitja, do të fillojnë edhe të shtënat”. Që atëherë, ish-presidenti është bllokuar plotësisht nga Twitteri dhe Facebooku.

Roli i Facebookut
Dokumentet e publikuara në Facebook ofrojnë pamje të parë se postimet e Trumpit në rrjetet sociale iniciuan më shumë pakënaqësi sesa që ekzistonte në shtetin e ndarë thellë nga gjuha e urrejtjes dhe dhuna nëpër rrjetet sociale. Facebook bëri që me kontroll të automatizuar të kapen postimet që shkelnin Rregulloren ku pothuajse 90% parashikonte se mesazhi i Trumpit i theu rregullat e kompanisë kundër nxitjes së dhunës. Mirëpo, gjiganti i teknologjisë nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kundër mesazhit të Trumpit.
Të nesërmen, protestat, disa prej tyre edhe të dhunshme, përfshinë pothuajse çdo qytet të vogël e të madh të Shteteve te Bashkuara.
“Kur njerëzit do ta shohin rolin që pati Facebooku, ata asnjëherë s’do të thonë se ky i fundit e shkaktoi këtë situatë, ani pse Facebooku me të vërtetë ishte një megafon”, shpjegoi Lanier Holt, profesor i komunikimit në Universitetin e Ohios. “Nuk do ta pranojnë në asnjë mënyrë se ata kishin ndikim në përkeqësimin e gjendjes”.
Ndërkohë, rivali tjetër i rrjeteve sociale Twitter u kundërpërgjigj shpejt duke e bllokuar postimin e Trumpit me një paralajmërim në mënyrë që përdoruesit mos ta shpërndajnë më shumë.
Diskutimet e brendshme të Facebookut u bënë të ditura para Komisionit Hetimor të Kongresit në bazë të raporteve të redaktuara që i dorëzoi ish-punëtorja e Facebookut, Frances Haugen, që tani është shndërruar në sinjalizuese.
Gazeta “The Wall Street” kishte raportuar se Trumpi ishte një nga shumë përdorues të profileve të larta, përfshirë politikanë dhe të famshëm të tjerë që bllokuan nga rrjetet sociale për shkak të qëndrimeve politike.
Sipas dokumenteve, rajoni i Minneapolisit ka raportuar më së shumti raste kundër gjuhës së urrejtjes dhe dhunës, pas vdekjes së Floydit.
“Megjithëse, pas postimit të Trumpit më 28 maj, gjendja me të vërtetë u përkeqësua në të gjithë vendin”, thuhet në një dokument të brendshëm të Facebookut që u publikua më 5 qershor të vitit 2020.
Analizat e brendshme shfaqin pesëfishim të raportimeve të dhunës në Facebook, derisa ankesat për gjuhën e urrejtjes në postimin e Trumpit ishin vërdallë për disa ditë. Raportimet për lajme të rreme në platformë u dyfishuan. Rishpërndarjet e mesazhit të Trumpit u morën si “një sasi e konsiderueshme e komenteve të urrejtjes dhe dhunës” për të cilat Facebooku u angazhua që t’i fshinte. Disa nga këto komente përfshinin edhe thirrjet si “Qëlloni këta banditë” dhe fyerje për racën e bardhë.
“Ne mund të shihnim qartë që i tërë qyteti ishte pothuajse ‘në flakë’”, kishte thënë një punëtor i Facebookut, i cili shkroi për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në dokumentimin e 5 qershorit.
Facebooku shprehet se e ka të pamundur të tregojë se sa shumë raportime kishin marrë nga postimi i Trumpit ose nga polemikat për vdekjen e Floydit.
“Kjo ngritje në raportimet e përdoruesve rezultoi si një moment kritik në histori për drejtësinë racore, jo vetëm nga një postim i vetëm i Donald Trumpit për këtë”, deklaroi një zëdhënës i Facebookut. “Facebook shpesh pasqyron çfarë po ndodh në shoqëri dhe e vetmja rrugë që t’i ndalojmë këto ngritje të raportimeve është që të mos i lejojmë përdoruesit fare që ta përdorin platformën tonë, gjë që ne nuk do ta bëjmë kurrë”.

Dyshimet e brendshme
Mirëpo themeluesit e brendshëm kanë shumë pyetje lidhur me deklaratën publike të krijuesit të Facebook, Mark Zuckerberg, sipas të cilit postimi i Trumpit duhet të lihet ashtu siç është.
Për shembull, më 29 maj, Zuckerbergu kishte thënë se kompania shikoi me vëmendje për të parë nëse fjalët e Trumpit kishin thyer Rregulloren dhe erdhën në përfundim se presidenti nuk kishte bërë shkelje.
Zuckerbergu, po ashtu, tregoi se e la postimin e hapur sepse në të njerëzit paralajmëroheshin për planin e Trumpit për angazhimin e trupave ushtarake.
“E di se shumë njerëz janë mërzitur që i kemi lënë të hapura postimet e presidentit, por në pozitën që jemi, duhet t’i lëmë hapësirë shprehjes së lirë deri në pikën kur mund të shkaktojë ndonjë rrezik të pashmangshëm ose nga rreziqet të dala nga politika”, kishte shkruar Zuckerbergu në natën e 29 majit, kur protestat shpërthyen në gjithë SHBA-në.
Mirëpo kontrolli i automatizuar i Facebookut përcaktoi se postimi nuk i kishte thyer rregullat.
“Klasifikuesi ynë i nxitjes së dhunës tregonte pothuajse 90% që ky postim i Trumpit i theu rregullat e Facebookut”, tregojnë analizat e 5 qershorit.
Kjo bie në kundërshtim me bisedimet që pati Zuckeberg me liderët e të drejtave civile që t’i shuajë shqetësimet për postimin e Trumpit , i cili konsiderohej kërcënim për afro-amerikanët që po protestonin për vdekjen e Floydit, thotë Rashed Robinson, president i Color of Change, grup për të drejtat civile. Ky grup, po ashtu, bëri thirrje për bojkotim të Facebookut, shkas për të cilin ishte postimi i Trumpit.
Një zëdhënës i Facebookut thotë që kontrollet e brendshme jo gjithherë parashikojnë saktë nëse një postim ka thyer Rregulloren dhe një pikëpamje nga njerëzit, siç ndodhi në rastin e Trumpit, është më e qëndrueshme.
Për të parandaluar mundësinë e ish-presidentit që të shkaktojë më shumë reagime të urrejtjes në këtë platformë, punëtorët e Facebookut sugjeruan që në të ardhmen kompania të vendosë një kufi në rishpërndarjet e postimeve të ngjashme ku thyhen rregullat e platformës.
Mirëpo Trumpi vazhdoi përdorimin e llogarisë së tij në Facebook, me më shumë se 32 milionë ndjekës për “t’i ndezur” mbështetësit e tij në pjesën e mbetur të mandatit.
Në ditët para kaosit të 6 janarit në Washington, Trump rregullisht insistonte në pretendimet e rreme për vjedhje të votave, mashtrim ky që do t’i shkaktonte humbjen e Shtëpisë së Bardhë, duke i nxitur qindra përkrahës të tij të shkaktonin kaosin në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe të kërkonin që rezultatet e drejta të përmbyteshin.
Ende pa u shkaktuar trazirat në kryeqytet, kur Trumpi ishte duke dalë nga Shtëpia e Bardhë, Facebooku e hoqi nga platforma në janar, duke e shpallur llogarinë e tij të suspenduar, te paktën deri në vitin 2023.
Sigurisht që ka një arsye se pse Facebooku priti kaq gjatë për të ndërmarrë një veprim, thotë Jennifer Mercieca, profesoreshë në Universitetin A&M në Teksas, e cila e kishte studiuar për së afërmi retorikën e ish-presidentit.
“Facebooku që përfitoi nga Trumpi dhe aftësia e tij për të tërhequr vëmendjen dhe përfshirjen në kaos”, thotë Mercieca. “Donin që Trumpi të vazhdonte”.
Përktheu: Blerta Haxhiu