Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku mbron politikën për thirrjet për dhunë pas çështjes penale që hapi Rusia

Pronari i Facebook Meta, ka mbrojtur politikën e kësaj platforme për ndryshimin e përkohshëm në politikën e përmbajtjes vetëm në Ukrainë, ku u lejuar thirrjet për dhunë ndaj ushtarëve rusë dhe ndaj vetë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ky ndryshim i përkohshëm ishte i nevojshëm për t’i lejuar përdoruesit të shprehin kundërshtimin ndaj sulmit të Rusisë, pasi kjo e fundit hapi një çështje penale pasi kompania tha se do të lejonte pastime të tilla si “vdekje pushtuesve rusë”.

Prokurorët rusë i kërkuan një gjykate të caktonte gjigantin e teknologjisë amerikane si një "organizatë ekstremiste" dhe rregullatori i komunikimit tha se do të kufizonte aksesin në Instagramin e Metës duke filluar nga 14 marsi. Kompania tha se vendimi do të prekë 80 milionë përdorues në Rusi.

“Është nisur një çështje penale në lidhje me thirrjet e paligjshme për vrasje dhe dhunë ndaj shtetasve të Federatës Ruse nga punonjës të kompanisë amerikane Meta, e cila zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram”, tha Komiteti Hetues i Rusisë, raporton Reuters.

Komiteti i raporton drejtpërdrejt Presidentit Vladimir Putin. Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat mund të ishin pasojat e çështjes penale.

Edhe “Vdekje Putinit dhe pushtuesve rusë”, thirrjet e dhunshme që po i lejon Facebooku Tech 4 v. më parë “Vdekje Putinit dhe pushtuesve rusë”, thirrjet e dhunshme që po i lejon Facebooku

Presidenti i Meta Global Affairs, Nick Clegg u përgjigj pas veprimit të qeverisë ruse me një deklaratë të postuar në Twitter duke thënë se kompania synonte të mbronte të drejtat e fjalës si një shprehje e vetëmbrojtjes duke reaguar ndaj pushtimit të Ukrainës dhe se politika zbatohej vetëm për Ukrainën.

"Nëse do të zbatonim politikat tona standarde të përmbajtjes pa asnjë rregullim, tani do të hiqnim përmbajtjen nga ukrainasit e zakonshëm që shprehin rezistencën dhe tërbimin e tyre ndaj forcave ushtarake pushtuese, të cilat me të drejtë do të shiheshin si të papranueshme," shkroi Clegg. "Ne nuk kemi asnjë problem me popullin rus. Nuk ka fare ndryshim në politikat tona për gjuhën e urrejtjes për sa i përket popullit rus", shtoi ai.