Kompania teknologjike Meta, i është përgjigjur thirrjes për këshilla se si të moderohen përmbajtjet në Facebook dhe Instagram në lidhje me luftën në Ukrainë.
Gjiganti i rrjeteve sociale ka thënë të mërkurën se ka tërhequr kërkesën që Bordi i tij Mbikëqyrës të shprehet se si të trajtohet materiali rreth pushtimit rus, raportoi CNN-i.
Bordi Mbikëqyrës, i krijuar nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, si një ent i pavarur dhe i ngjashëm me gjykatën, përbëhet nga ekspertë për të drejtat civile dhe shprehjen e lirë dhe ai mund të nxjerrë udhëzime jo-detyruese për politikat për Metën lidhur me përmbajtjen e saj.
“Ky vendim nuk është marrë lehtë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Meta.
Kërkesa fillestare e Metës për udhëzim u depozitua në 25 mars, kurse kërkesa u tërhoq në fund të prillit.
“Tërheqja e kësaj kërkese nuk e ulë përgjegjësinë e Metës për të shqyrtuar me kujdes çështjet e vazhdueshme të moderimit të përmbajtjeve që kanë dalë nga kjo luftë”, thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës.
-
Facebooku mbron politikën për thirrjet për dhunë pas çështjes penale që hapi Rusia
-
Instagrami u mbush me plot video me dhunë, Meta kërkon falje
-
Meta njofton për reduktim të censurës në Facebook, Instagram dhe Threads
-
Facebooku bllokon disa media shtetërore ruse
-
Zuckerbergu pishman që iu dorëzua presionit të Bidenit për censurimin e përmbajtjes