Botë

Europe 1: Franca do të dëbojë 231 ekstremistë të dyshuar

Franca po përgatitet të dëboj 231 të huaj të cilët kanë qenë në një listë të qeverisë, të dyshuar si ekstremistë fetarë, raporton radio Europe 1 të dielën, dy ditë pasi është vrarë një mësues në Paris.

Ministri i Brendshëm francez, përgjegjës për dëbimin e të huajve, nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë, përcjell Reuters.

Qeveria ka qenë nën presion nga partitë e djathta konservatore për të marrë masa më të ashpra lidhur me të huajt të cilët paraqesin rrezik për sigurinë e vendit.

Presidenti Emmanuel Macron ka mbajtur një mbledhje të Këshillit të Mbrojtjes me kabinetin e ministrave, të dielën.

Një mësues ishte vrarë nga një person në Paris për shkak të shpërndarjes së karikaturave të Profetit Muhamed në një ligjëratë mësimi. Macron e kishte cilësuar këtë si sulm terrorist islamik.