Deputetja e Parlamentit të Bashkimit Evropian, Eva Kaili, i ka hedhur poshtë akuzat e skandalit të marrjes së ryshfetit nga nikoqiri i Botërorit të futbollit, Katari, raporton BBC. Ajo është një prej të akuzuarve, pasi hetuesit belgë kanë sekuestruar shuma të majme parash në shtëpi dhe në një valixhe.
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë votuar me 625 vota për ta shkarkuar Kailin nga posti i njërës prej 14 nënkryetarëve. Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka folur për ditë të vështira për demokracinë evropiane.
Katari i ka hedhur poshtë akuzat. Avokati i eurodeputets greke ka thënë se klientja e saj ndihet e pafajshme dhe se nuk ka lidhje me dyshimin për marrjes së mitos nga Katari.
Prokurorët kanë kryer një mori bastisjesh disa ditë me radhë dhe kanë konfirmuar sekuestrimin e 600 mijë eurove para kesh në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, 150 mijë të tjera në banesën e një eurodeputeti dhe qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.
I pyetur se a janë sekuestruar shuma parash në banesën e Kailit, avokati i saj nuk ka konfirmuar nëse janë konfiskuar para dhe sa.
Të dyshuarit e arrestuar nga policia belge akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për shpëlarje parash dhe për korrupsion. Të mërkurën, ata pritet të dalin para gjykatës.
Edhe
Katër të dyshuar në Parlamentin Evropian akuzohen se morën ryshfet nga Katari
Tre të tjerët besohet se janë italianë, përfshirë Pier Antonio Panzerin, ish-eurodeputetin që tani drejton një grup për të drejtat e njeriut.
Akuzat i kanë vënë hije të keqe rolit të grupeve të lobimit në Parlamentin Evropian. Rekomandimi për heqjen e regjimit të vizave në Bashkimin Evropian për shtetasit e Katarit ishte planifikuar të votohej gjatë javës në Parlamentin Evropian, por tashmë është hequr nga agjenda.
-
Zyrtarëve të Katarit pritet t’u ndalohet hyrja në Parlamentin Evropian
-
Skandali i korrupsionit në BE: Policia belge kontrollon zyrat e Parlamentit Evropian
-
Dyshime për korrupsion në Parlamentin Evropian, merret në pyetje nënkryetarja greke
-
Ish-eurodeputeti italian pajtohet të tregojë çdo gjë për skandalin e mitos brenda PE-së