Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, ka thënë se një avion luftarak rus ka shkelur territorin e NATO-s për një minutë, raporton Reuters.
Ai e ka cilësuar situatën si shumë të rëndë. Tsahkna ka deklaruar se avioni u dërgua teksa Estonia po përpiqej të ndalonte një cisternë të flotës ruse.
Kjo vjen në ditën kur në Stamboll të Turqisë pritet të zhvillohen sot bisedimet direkte ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për fundin e luftës.
Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit, pavarësisht kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një takim sy me sy mes dy liderëve.
Zelensky ka thënë se do të jetë të enjten në Turqi për ta pritur Putinin.
Edhe
Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
Mirëpo Putini ka emëruar një delegacion për ta dërguar në Stamboll, që nuk përfshin edhe atë.
Zelensky ka thënë se nuk merr pjesë në bisedime nëse përballë tij nuk është Putini.
-
NATO-ja do të diskutojë të martën shkeljen e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Edhe Estonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia
-
Estonia rrëzon një dron ukrainas, Ukraina akuzon Rusinë për “luftë elektronike”
-
NATO-ja në alarm pas hyrjes së aeroplanëve rusë në hapësirën e Lituanisë