Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur sot se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet e tij me Rusinë apo Ukrainën, njofton agjencia Reuters.
Turqisë i ishte bërë thirrje nga Ukraina për të mos lejuar anijet luftarake ruse të kalojnë nëpër ngushticën e Bosforit.
Erdogan ka thënë se është shumë i pikëlluar nga agresioni i Moskës ndaj Ukrainës.
“Turqia është e përkushtuar të përdorë autoritetin e saj të dhënë nga Konventa e Montreuxit në mënyrë që të parandalojë eskalimin e krizës Rusi – Ukrainë”, ka thënë Erdogan në konferencë për media në kryeqendrën turke Ankara.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogan kërkon armëpushim në Ukrainë e mobilizim për dërgimin e ndihmave në Gazë
-
Erdogan: Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës, të padiskutueshme
-
Erdogani kritikon Perëndimin: Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë
-
Erdogan: Turqia e gatshme të jetë garantuese për Ukrainën
-
Erdogani shpreson të ndërmjetësojë një armëpushim mes Rusisë e Ukrainës