Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani i kërkon Rusisë dhe Iranit ta mbështesin inkursionin e Turqisë në Siri

Erdogani i kërkon Rusisë dhe Iranit ta mbështesin inkursionin e Turqisë në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka përdorur bisedimet trepalëshe me homologun iranian dhe atë rus në Teheran, për ta arsyetuar inkursionin turk në Sirinë veriperëndimore.

Erdogani përmendi forcat kurdë në Tel Rifaat dhe Manbij, dy qytete në veriperëndim të Sirisë ku forcat ruse dhe iraniane janë prezente, si justifikim për zgjerimin e zonës së kontrollit të Turqisë aty.

“Çfarë presim nga Irani dhe Rusia është ta mbështesin Turqinë në luftën e saj kundër organizatave terroriste”, tha ai në konferencë për media pas takimit.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e paralajmëroi Erdoganin kundër një pushtimi të mëtejmë gjatë bisedës në zyrën e tij, duke deklaruar se “një inkursion ushtarak i Sirisë do t’u bënte nder terroristëve”.

Vizita në Teheran i ofroi Erdoganit një mundësi për të riafirmuar lidhjet me Teheranin dhe Moskën.

Putini dhe Erdogani e përshëndetën njëri-tjetrin ngrohtë në fillim të bisedimeve bilaterale, pavarësisht një momenti kur lideri turk e mbajti homologun në pritje.