Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan – Putin: Të përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, raporton aa.

Sipas informacioneve, Erdoğan në i shprehu ngushëllime presidentit rus me rastin e zjarrit në Kemerov.

Të dy presidentët po ashtu konfirmuan përkushtimin e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.

Erdoğan dhe Putin biseduan edhe për samitin trilateral për krizën siriane, i cili do të mbahet më 4 prill në Ankara, me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.