Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani dhe Putini diskutojnë masat për ndalimin e konfliktit izraelito-palestinez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka diskutuar të martën me homologun e tij të Rusisë, Vladimir Putin, për konfliktin izraelito-palestinez nëpërmjet një bisede telefonike, ku është thënë se fokusi është te armëpushimi i menjëhershëm dhe rifillimi i bisedimeve, raportoi të martën Reuters.

Presidenca turke, në një deklaratë të postuar në X, e njohur më parë si Tëitter, ka thënë se të dy udhëheqësit diskutuan masat për të parandaluar rritjen e tensioneve dhe nismat për të ofruar ndihmë humanitare.

Në deklaratën e presidencës turke thuhet se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar qetësinë në rajon.

Ndërsa një deklaratë e Kremlinit shpreh keqardhje për "rritjen katastrofike të vdekjeve të civilëve". Aty thuhet se konflikti mund të zgjidhej vetëm në bazë të një plani "dy shtetesh", me krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.