Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë të enjten se marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të shëndetshme dhe se Washingtoni duhet t’i zgjidhë çështjet lidhur me blerjen e sistemit raketor rus S-400 nga Ankaraja.
Marrëdhëniet mes dy aleatëve në NATO kishin prekur pikën më të ulët në fillim të vitit, kur Washingtoni i vendosi sanksione industrisë turke të mbrojtjes shkaku i blerjes së sistemit rus. Kishte përjashtuar gjithashtu Ankaranë nga programi i aeroplanëve F-35, në të cilin vendi ishte blerës dhe prodhues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat turke kanë cituar Erdoganin të ketë thënë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Ankaraja do të përmbushë nevojat e veta të mbrojtjes nga cilido vend, po qe se Washingtoni nuk i del në ndihmë.