Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ka arrestuar tre njerëz të dyshuar për vrasjen e një rabin izraelito-moldavian në vendin e Gjirit, ka thënë Ministria e Brendshme e Emirateve të dielën.
Deklarata e ministrisë nuk dha detaje të mëtejshme për të dyshuarit, por tha se do t’i përdorë “të gjitha fuqitë ligjore për t’iu përgjigjur me vendosmëri dhe ashpërsi ndaj çdo veprimi ose përpjekjeje që kërcënon stabilitetin shoqëror”, raporton Reuters.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu denoncoi vrasjen e rabinit, Zvi Kogan, si “akt të urryer terrorist antisemitik”, duke shtuar se Izraeli do të bënte gjithçka që mundej për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
Kogan u zhduk në Dubai të enjten. Trupi i tij u gjet të dielën nga autoritetet.
Kogan punoi në Emiratet e Bashkuara Arabe për grupin hebre ortodoks “Chabad”, për ta zhvilluar dhe zgjeruar judaizmin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai themeloi qendrën e parë arsimore hebreje në rajon.
-
Mamdani thotë se po sheh mundësitë për ta arrestuar Netanyahun gjatë Asamblesë së OKB-së
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Netanyahu urdhëron sulme në periferi të kryeqytetit libanez
-
Netanyahu thotë se ka vizituar “fshehurazi” Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Izraeli nis sulmin e parë në Bejrut që nga armëpushimi, koordinohet me SHBA-në