Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nxitur spekulime pas ndryshimit të emrit të tij në rrjetin social X, duke e bërë “Kekius Maximus”.
Ky sipërmarrës - njëherësh mbështetës i madh i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump – nuk ka dhënë ndonjë sqarim pse e ka ndryshuar emrin dhe fotografinë e profilit, në të cilën është tani karakteri Bretkosa Pepe – një imazh humoristik [meme] që është përdorur nga grupet e ekstremit të djathtë.
Ky hap ka aktivizuar botën e kriptovalutave, pasi vlera e valutës memecoin – valutë digjitale e inspiruar nga imazhet e tilla humoristike në internet – që e ka emrin Bretkosa Pepe, ka shkuar menjëherë në qiell.
Musk ka ndikuar në vlerën e kriptovalutave edhe në të kaluarën, përmes komenteve që ka bërë në rrjetet sociale, mirëpo tani nuk dihet qëllimi i tij i saktë.
"Kekius" duket se është latinizim i fjalës “kek” që nënkupton “qeshje me zë të lartë” dhe e cila është popullarizuar nga adhuruesit e lojërave online.
"Kek" është edhe emri i zotit egjiptian të errësirës, dhe që shpesh përshkruhet me kokën e bretkosës.
Në profilin e ri të Muskut në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bretkosa Pepe është e veshur me rroba ushtarake dhe një tastierë lojërash./REL
-
Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë
-
Si e ktheu brenda ditës Elon Musku titullin e më të pasurit të botës?
-
Pse Elon Musk është lënë nën hije nga Trumpi?
- Ndikimi politik global i akterëve joshtetërorë: fenomeni Elon Musk
-
Elon Musk nxit spekulime me gjestin gjatë fjalimit