Dy nga miliarderët e teknologjisë më të mëdhenj në botë – Elon Musk dhe Mark Zuckerberg – kanë rënë dakord që të përballen me njëri-tjetrin në një dyluftim në kafaz.
Musk ka postuar një mesazh në platformën e tij të rrjeteve sociale, Twitter, se ai ishte “gati për një dyluftim në kafaz” me Zuckerbergun.
Zuckerbergu, shefi i kompanisë Meta, më pas postoi “screenshotin” e shkrimit të Muskut me mbishkrimin: “dërgoma lokacionin”.
Musk më pas u përgjigj: “Vegas Octagon”, referuar lokacionit, raportoi BBC.
Oktagon është zona e rrethuar që përdoret për ndeshjet e Kampionatit “Ultimate Fighting” (UFC).
Musku, që mbush 52 vjeç këtë muaj, shkroi më tej: “E kam këtë lëvizje të mahnitshme që e quaj ‘The Walrus’, ku vetëm qëndroj mbi kundërshtarin dhe nuk bëj asgjë tjetër”.
-
Zuckerbergu e quan joserioz Muskun për luftën në kafaz
-
Zuckerbergut nuk i pritet për luftën në kafaz me Muskun
-
Musk thotë se dueli i tij me Zuckerbergun do të transmetohet në platformën X
-
Elon Musk i vazhdon përqeshjet ndaj Zuckerbergut, para meçit në kafaz
-
Musk i bie pishman për disa postime kundër Trumpit