Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi dy zjarre në qytetin gjerman perëndimor të Essenit, duke lënë të lënduar 30 persona dhe duke u futur më pas me një furgon në dy dyqane, kanë bërë të ditur autoritetet të dielën.
Shërbimet e urgjencës u alarmuan për dy zjarre në ndërtesa banimi radhazi, pak pas orës 17:00, të shtunën.
Ndër personat e lënduar ishin tetë fëmijë dhe dy prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë për jetën pasi thithën tym, raporton AP.
Menjëherë pas shpërthimit të zjarreve, një furgon hyri në dy dyqane në qytet, duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar.
Më pas i dyshuari dyshohet se i kërcënoi njerëzit me armë, por disa burra arritën ta shtyjnë atë me lopata dhe shtylla dhe ta mbajnë atë derisa të mbërrinte policia.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte një 41-vjeçar banues në Essen me nënshtetësi siriane. Ata thanë se po hetonin një motiv të mundshëm.
-
Dy të vdekur pasi një veturë goditi turmën në Leipzig
-
Gjermania arreston pesë të dyshuar për planifikim të një sulmi në treg Krishtlindjesh
-
Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Solingen të Gjermanisë që la tre të vdekur
-
Theren me thikë tre persona në Gjermani, arrestohet një shtetas i Kosovës
-
Arrin në dy numri i të vdekurve nga sulmi në Mannheim