Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy amerikanë akuzohen se vranë 3600 zogj

Dy burra amerikanë janë akuzuar për vrasjen e paligjshme të rreth 3600 zogjve, shkruan BBC.

Simon Paul dhe Travis John Branson dyshohet se vranë zogjtë gjatë disa viteve dhe shitën pjesë e trupit të tyre në tregun e zi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata u akuzuan për konspiracion, shkelje të ligjit për mbrojtjen e disa llojeve të zogjve dhe trafikim të paligjshëm.

Dy burrat u urdhëruan të paraqiteshin në gjykatë në janar.

Aktakuza thotë se Branson dërgonte mesazhe duke u mburrur për “kryerjen e krimeve” dhe për “vrasjen e zogjve” dhe se dyshja i shiste zogjtë dhe pendët e tyre për “shuma të konsiderueshme parash”.

Në një moment, burrat i vunë në kurth zogjtë para se t’i qëllonin, duke u vendosur në tokë një kufomë dreri.

Aktakuza liston 13 raste të veçanta të shkeljeve të supozuara të Ligjit për Mbrojtjen e Zogjve, por prokurorët nuk specifikuan se cilat lloje të tjera zogjsh vranë burrat ose nëse shumë prej tyre ishin të rrallë ose të rrezikuar.

Ata mund të dënohen deri në pesë vjet burg e 250 mijë euro gjobë.