Të paktën 1,000 zogj ngordhën nga përplasja në një ndërtesë në Çikago, ndërsa ata migruan. Vullnetarët po mbledhin ende shpendët e ngordhura përreth McCormick Place, qendra më e madhe e kongreseve në Amerikën e Veriut, e cila është e mbuluar kryesisht me xham.
"Është maja e një ajsbergu, por një sasi e madhe, e madhe zogjsh që i gjetëm të ngordhur dhe të lënduar", tha Annette Prince, drejtoreshë e Chicago Bird Collision Monitors, duke shtuar se ky ishte numri më i madh i shpendëve që përplasen në ndërtesa, shkroi Guardian.
Por, është thënë se numri mund të jetë shumë i madh i zogjve që kanë pësuar dhe do të merret vesh pasi të mblidhen të gjithë.
Ngordhja e zogjve në numër të madh ndodh gjatë periudha të migrimit në pranverë dhe vjeshtë. Ndikojnë edhe kushtet atmosferike që ua bëjnë të vështirë orientimin.
Cdo vit deri në një miliard zogj ngordhi sepse përplasen në objekte.
-
Sa të rrezikshme janë sulmet e zogjve gjatë fluturimit të një aeroplani
-
Gripi i shpendëve vret 20 mace të mëdha në strehën e kafshëve në SHBA
-
250 milionë bletë ikin nga kosheret pasi kamioni që i transportonte përmbyset
-
Të paktën 16 të vdekur nga moti i lig në SHBA
-
Aeroportet në Korenë e Jugut instalojnë kamera detektuese të zogjve