Të gjitha aeroportet në Korenë e Jugut do të duhen të instalojnë kamera detektuese të zogjve dhe radarë të imazhit termik, pas rrëzimit të aeroplanit në dhjetor ku vdiqën 179 njerëz.
Ato do të vendosen në vitin 2026.
Hetuesit kanë thënë javën e kaluar se kanë gjetur pupla zogjsh në motorët e aeroplanit që u rrëzua.
“Radarët detektues të zogjve do të instalohen në të gjitha aeroportet për të vërejtur paraprakisht zogjtë në distancë dhe të përmirësohen kapacitetet e aeroplanëve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë.
Radari do të shfaqë sa të mëdhenj janë zogjtë dhe lëvizjet e tyre, dhe më pas këtë informacion ia transmeton kontrollorëve të trafikut ajror.
Artikuj të ngjashëm
-
Dalin rezultatet e hetimeve të para pas rrëzimit të avionit në Kore të Jugut
-
Koreja e Jugut nis inspektimin e sigurisë të të gjitha linjave ajrore
-
Përzgjedhësi i Koresë së Jugut flet për dronin
-
Dyshohet për skandalin e parë të spiunazhit në Botëror
-
Belgjika do të vendosë sistem mbrojtjeje ajrore në portin e Antwerpit